Mirë se vini në www.talharaka.tk
Selam Alejkum - Mirë se vini në webfaqen time Islame - Vëllezër dhe Motra Musliman-e jemi munduar që sado pak të kuptoni qdo gjë që gjendet në këtë webfaqe dhe inshAll-llah do të përfitoni rreth Fesë Islame - All-llahu ju shpërbleftë për vizitën .
Kjo webfaqe u mundësua në realizim edhe të shumë webfaqe tjera Islame .
Akide
Shirku është dy llojesh:
1. Shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga feja.
2. Shirku i vogël, i cili e nxjerr njeriun nga teuhidi i plotë (por nuk e nxjerr nga feja). - lexo më shumë -
Përkthimi i Sures El-Fatiha 1:1
1:1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
1:6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
1:7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
Hadith - Besimi (Imani)
Na ka treguar Ubejdullah b. Musa, këtij Handhale b. Ebu Sufjani, ky nga Ikrime
b. Halidi, ky nga Ibni Omeri r.a., i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Islami ndërtohet në pesë shtylla: dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se,
vërtet, Muhammedi është Pejgamber i Tij; falja e namazit; dhënia e zekatit; haxhxhi dhe
agjërimi i Ramazanit." - (salihul Buhari)