Selam Alejkum (Mirë se vini)

Miqtë e All-llahut dhe miqtë e shejtanit

 

Paraqitja e miqëve të All-llahut dhe miqëve të shejtanit është çështje e vjetër që prej krijimit të Ademit [alejhis-selam] kur All-llahu urdhëroi melekët të bëjnë sexhde në shenjë nderimi ndaj Ademit. Melekët ranë në sexhde përveç Iblisit, i cili kundërshtoi dhe bëri mendjemadhësi.

    Kur’ani Fisnik ka rrëfyer këtë tregim të armiqësisë mes Ademit dhe Iblisit në shumë kaptina 
 
por nga më të dalluarat janë kaptina: el-Bekare, el-A’raf dhe Taha. 
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kur u thamë melekëve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të Iblisit. Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar. E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet, dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetës suaj). Po shejtani i bëri ata të dy të mashtrohen në atë (pemë të Xhennetit që ishte e ndaluar për ta) dhe i nxorri nga ajo (e mirë) që ishin në të, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri tjetrit, e ju deri në një kohë keni vendbanim dhe dëfrim. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), pranaj Ai ia fali (gabimin), Ai është mëshirues dhe pranues i pendimit. Ne u thamë: “Dilni prej aty (Xhennetit) që të gjithë, e juve gjithsesi do t’ju arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. [el-Bekare, 34-38]
 
        Poashtu në kaptinën el-A’raf rrëfehet tregimi ku sqarohet mospërulja e Iblisit ndaj Ademit [alejhis-selam].
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: (All-llahu) Tha: “Ç’ka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova? Ai (Iblisi) tha: Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta”. [el-A’raf, 12]
 
        Urdhëri i All-llahut ishte që Iblisi të bëj sexhde, mirëpo ai kundërshtoi All-llahu e mallkoftë, dhe bëri mendjemadhësi, duke përdorur analogjinë e tij të prishur se zjarri është më i mirë se dheu. Ai me këtë i bëri rival All-llahut [subhanehu ve teala]: All-llahu e thoshte këtë, ndërsa Ibsili thoshte se unë e shoh apo mendojë këtë. Dhe për këtë e meritoi mallkimin e All-llahut dhe largimin nga mëshira e Tij.
 
        Prandaj, ndarja e njerëzve në grupin e udhëzimit dhe grupin e lajthitjes filloi prej këtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “Ai është që ju krijoi juve e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni”. [et-Tegabun, 2]
 
        Pra, grupi i cili iu përgjigj thirrjes së pejgamberëve dhe besoi në librat e zbritura të All-llahut dhe Pejgamberët e Tij që ishin mëshirë për njerëzit, ishin miqtë e All-llahut. Ndërsa, grupi i cili kundërshtoi dhe bëri mendjemadhësi, ishin miqtë e Shejtanit.
 
        Fillimisht, duhet të dihet se All-llahu u sqaroi në shumë vende në Kur’an robërve të Tij armiqësinë e Shejtanit edhe pas rrëfimit të tregimit të Ademit [alejhis-selam], që me këtë njëherit nuk e arszeton ankesën e njerëzve dhe argumentimin e tyre para All-llahut.
 
        All-llahu [subhanehu ve teala] nuk e ka përmendur tregimin e Ademit dhe armiqësinë e Iblisit thjeshtë vetëm për rrëfim dhe njoftim. Por tregimi u sqarua bukur dhe ua tërhoqi vërejtjen bijëve të Ademit në shumë vende në Kur’an që mos të dëgjojnë Shejtanin dhe mos të binë pre dhe viktimë e intrigave dhe mashtrimeve të tij, e të largohen nga rruga e drejtë e All-llahut.
 
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat, hyni në Islam tërësisht, e mos e ndiqni rrugën e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i hapur”. [el-Bekare, 108]
 
        Pastaj vjen përkujtimi për njerëzit dhe tërheqja e vëmendjes së tyre në fjalën e All-llahut: “O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxorri prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miqtë e atyre që nuk besojnë”. [el-A’raf, 27]
 
        Nuk mjaftoi Kur’ani vetëm me këtë, por sqaroi planin e shejtanit dhe mashrtimet e tij në mënyrë që të shoh çdo njëri me sytë e tij dhe të mendojnë të zotët e mendjes.
 
        Thotë All-llahu (subhanehu ve teala) për Iblisin: Atë e mallkoi All-llahu. Ai tha: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Dë t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhërojë dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive (do të bëjnë shenja në ta); do t’i urdhërojë dhe ata dë të shëmtojnë krijesën e All-llahut (formën në të cilën All-llahu i krijoi njerëzit). E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi. Ai iu premton atyre dhe i bënë të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim”. [en-Nisa: 118-120]
 
        Poshtu, All-llahu i përkujton njerëzit me një pamje prej pamjeve dhe ngjarjeve të Ditës së Gjykimit, atëherë kur pendohen miqtë e djallit dhe ata që i shkuan pas shejtanit.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “E tash, o ju kriminelë, ndahuni! O bijtë e Ademit, po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku i juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e drejtë (e sigurtë). (Jasin: 59-61).
 
        Pamje tjetër me rastin e distancimit të Iblisit nga pasuesit e tij:
 
        E pasi të kryhet çështja (xhenetlinjë ne xhennet e xhehenemlinjtë në xhehennem) djalli u mban (ligjëratë xhehenmlinjëve) dhe u thotë: “Vërtetë, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, dhe unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrëfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar) e ju m’mu përgjigjët; atëhrë, pra mos më qortoni mua, por qortonie veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm”. (Ibrahim: 22).
 
        Nuk ka sqarim pas sqarimit të All-llahut. Siç thotë një proverb: gjërat kthehen në esencën e tyre. Përderisa Iblisi ishte armik i Ademit (alejhis-selam), pa dyshim se edhe pasuesit e Ibsilit dhe grupi i tij janë armiqë të miqëve të All-llahut dhe pasuesëve të Pejgamberëve. Andaj, nuk ka bashkim mes këtyre dy grupeve dhe as marrëveshtje e mirëkuptim.
 
        Ajo është lufta, armiqësia, zilia, tallja, përqeshja, mashtrimi, dhe tradhëtia që Iblisi i inspiron pasuesit e vet kundër miqëve të All-llahut dhe besimtarëve të Tij dhe njëherit kjo është arma e shejtanit dhe miqëve të Tij.
 
        Grupi i shejtanit janë, njerëz që presin të keqen për muslimanët dhe mundohen në çdo mënyrë që t’i largojnë nga përmendja e All-llahut (subhanehu ve teala). All-llahu na ka njoftuar për këtë në shumë vende në Kur’anin Fisnik.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u rujtën (besimtarët) do të jenë më të lartë mbi ata (pabesimtarët) në ditën e kijametin. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do”. (el-Bekare: 112).
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Paria që nuk besoj nga populli i tij (Hudit) tha: “Ne po të shohim mendjelehtë dhe të kosiderojmë vërtetë rrenacak!”. (el-A’raf: 66).
 
        “Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. Dhe kur kalonin (besimtarët) pran tyre (idhujtarëve), ata i bënin me sy njëri tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të këndaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) thoshin: s’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur”. (el-Mutaffifin: 29-32).
 
        Shiko në këtë gjendje të paraqitjes së Kur”anit armiqësinë e pasuesëve të shejtanit dhe atë që përmbajnë shpirtat e tyre kundër besimtarëve në fjalën e All-llahu (subhanehu ve teala): 
        “E kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan vëren urrjetje. Gati u vërsulën atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: A t’ju tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan. Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë”. (el-Haxh: 72).
 
        Këtu vërejmë një realitet me rëndësi, i cili është: armiqësia që ka ndodhur mes Ademit (alejhis-selam) dhe Iblisit është e hapur edhe tani mes Iblisit dhe bijëve të Ademit deri në Ditën e Gjykimit. E gjithë historia e njerëzimit nuk është ndryshe pos vërtetim i ndarjes së njerëzëve në grupin e udhëzimit dhe në grupin e epshit, pasionit dhe shejtanit.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Ai është që ju krijoi juve e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni”. (et-Tegabun: 2).
 
        Nga kjo kuptohet se nuk ka mirëkuptim e as miqësi mes dy grupeve as në dynja e as ahiret.
 
        Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije (All-llahu e mëshiroftë): Prej suneteve të All-llahut është se: nëse All-llahu don ta shfaq fenë e Tij, përgatitë njerëz që e kundërshtojnë të vërtetën, por All-llahu e forcon të vërtetën me fjalët e Tij, e hedh hakun mbi të kotën, e asgjëson atë dhe ai shkatërrohet.
 
        Shiko poashtu armiqësinë kundër pejgamberëve të popullit të Nuhit (alehis-selam), popullit të Hudit, Salihut, Shuajbit, Ibrahimit, Musës dhe në fund Muhamedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Poashtu, armiqësinë që e shfaqin dhe e realizojnë injorantët kundër atyre që besojnë deri atëherë kur All-llahu shkatërron tokën dhe atë që ka në te.
 
        Nëse miqtë e All-llahut qëndrojnë të paluhatshëm në pasimin e udhëzimeve të Zotit të tyre, poashtu edhe miqtë e shejtanit qëndrojnë në vazhdim në errësirën e injorancës dhe të kotës, duke adhuruar takugin, qoftë ai tagut rival që adhurohet, apo epsh që përpiqët për ngopjen e tij, gjuhë, mbretëri, tokë apo pasim i një feje të baballarëve të parë.
 
        All-llahu thotë:
        “All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. E kujdestar të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (el-Bekare- 258).
 
        Thotë prof. Sejjid Kutb (All-llahu e mëshiroftë): Sa i përket grupit të All-llahut, të cilët i përkasin Atij (subhanehu ve teala) dhe futen nën hijën e flamurit të Tij, e miqësojnë Atë dhe nuk e miqësojnë askend pos All-llahut. Ata janë nje familje, një popull të çdo gjenerate dhe shekujsh, të çdo vendi e atdheu dhe të çdo nacionaliteti e lloji.
 
        Feja ka ardhur për ta ndarë të vërtetën nga e kota, Islamin nga injoranca (xhahilijeti). Dhe nuk e bëri bashkimin e njerëzve në bazë të llojit, ngjyrës, nacionalitetit apo dheut, ashtu siç e veprojnë këtë ligje të ndryshme injorante të vjetra dhe bashkëkohore. Mirëpo, e bëri bashkimin e njerëzve në besim në All-llahun ashtu siç e bëri dallimin mes tyre sipas veprave të mira të tyre dhe devotshmërisë.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, u bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmejt vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai i cili ka devotshmëri, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (el-Huxhurat: 17).
 
        Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) është: “Nuk ka dallim mes arabit dhe të huajit (joarabit) e as mes të huajit dhe arabit, as mes të bardhit e të ziut, e as mes të ziut e të bardhit përveç me devotshmëri. Të gjithë ju jeni prej Ademit, e Ademi është prej dheut”. (Tran. Imam Ahmedi në Musnedin e tij).
 
        Poashtu Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “All-llahu e hoqi nga ju mandjemadhësinë e injorancës (kohës para Islamit) dhe lavdërimin me baballarët, besimtar i mirë ose mëkatar i prishur”. (Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij).
 
        Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) u distancua nga të afërmit e tij, të cilët nuk ishin në fenë e tij, në mënyre që të jetë shembull për besimtarët. Transmeton Amr bin el-As (radijAll-llahu anhu) i cili thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) duke thënë sheshazi pa u fshehur: “Familja e filanit (njerëz prej të afërmve të tij), nuk janë miqtë e mi. Mik i imi është All-llahu dhe besimtarët e mirë”. (Trans. Buhariu dhe Muslimi)
 
        Gjithashtu tPejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Njerëzit më të afërt tek unë janë të devotshmit prej nga do që të jenë dhe kudo që të jenë”. (Transmeton Imam Ahmedi ne Musnedin e tij dhe thotë se hadithi është i Vërtetë. Poashtu hadithin e gjejmë edhe në: Sahihul xhami’is-sagir).
 
        Ky hadith është në përputhshmëri me fjalën e All-llahut (subhanehu ve teala): “All-llahu është Ai mbrojtësi i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e devotshëm”. (et-Tegabun: 4).
 
        Nga këtu: Muslimanët janë miqtë e All-llahut, të cilët i përgjigjën asaj që dëshiroi All-llahu dhe e pranuan Atë Një, dhe adhuruan All-llahun Një. Në të kundërtën e grupit tjetër të cilët çdo herë që i thirrte në fe ndonjë Pejgamber prej Pejgamberëve të All-llahut thonin: “E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): Pranoni atë që All-llahu e shpalli!; ata thonë: Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë”. (el-Bekare: 170).
 
        E kur u thuhet atyre: “Ejani te ajo që zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë, (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë”. (el-Maide: 104)
 
        Prej cilësive të miqëve të All-llahut është: përgjigja, dorëzimi ndaj gjykimit të All-llahut, sheriatit të Tij dhe pasimi i urdhërave të Tij.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmejt tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: Dëgjuam dhe rrespektuam! Të tillë janë ata të shpëtuarit”. (en-Nur: 51)
 
        Ndërsa sa u përket miqëve të shejtanit prej cilësive të tyre është: distancimi nga gjykimi i All-llahut, kthyerja shpinës sheriatit të Tij dhe pasimi i epshit dhe shejtanit.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “(Kur ata thirren në fe) thonë: ”Dëgjuam (fjalën) tënde dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: dëgjo mos dëgjofsh!, dhe (thonë) Raina (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakur fenë” (en-Nisaë: 47).
 
        Gjithashtu thotë: “E kush është më zllumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmirremi kundër kriminelëve”. (es-Sexhde: 22).
 
        Thotë Imam Ibën el-Kajimi (All-llahu e mëshiroftë): Secili që e përgënjeshtron Pejgamebrin (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem), ia kthen shpinën pasimit të tij, distancohet nga sheriati i tij, largohet nga suneti i tij, nuk kapet për premtimin e tij, i gjenë arsyetim injorancës në veten e tij, epshit dhe të keqes në zemrën e tij, mohimit dhe kufrit në gjkosin e tij dhe bënë mëkate e kundërshton me gjymtyrët e tij , ai është mik i shejtanit”.
 
        Prej cilësive dhe shenjave të miqëve të shejtanit poashtu është se ata: 
        Nëse ju vie e vërteta duke ju kundërshtuar rrugën e udhëheqjes së tyre e shkrinë atë dhe e shkelin me këmbët e tyre. Nëse nuk munden ta veprojnë këtë, nuk e pranojnë atë, e nëse poashtu nuk mund ta bëjnë as këtë e mbyllin atë në një rrugë e ata vet ndjekin rrugë tjetër. Ata janë të përgatitur për kundërshtimin e saj (të vërtetës) sa të kenë mundësi, por nëse nuk gjejnë mundësi dhe hile për këtë nuk e pranojnë hukmin dhe gjykimin e tij (hakut). Nëse ju vie atyre ndonjë ndihmëtar i mbështeten dhe e përkrahin atë dhe iu vinë atyre të nësnhtruar, jo që ajo është e vërtetë por për relizimin e epsheve dhe qëllimeve të tyre.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjën asaj. Po, nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij (pejgamberit) të bindur e me rrespekt. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin), ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejtë kundër tyre! Por jo, ata vet janë zullumqarë”. (en-Nur: 48- 50).

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.