Selam Alejkum (Mirë se vini)

Dëmet e injorancës ndaj Akides

1. Shirku ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]

    Dëmi më i madh i injorancës ndaj parimeve Islame është shirku i shtrirë në njerëz.

    Sa më tepër që është shtuar mosdija tek njerëzit aq më tepër është shtuar humbja dhe devijimi i tyre. Në kohën tonë mushrikët janë më të devijuar sesa mushrikët e mëhershëm.

    Imam Muhamed ibën Abdulvehabi në librin e tij “Kavaid El-Erba” thotë: “Mushrikët e kohës sonë janë më të këqij sesa mushrikët e pare. Ngase të parët i bënin All-llahut shirk kur ishin në rahati ndërsa në vështirësi ishin të sinqertë në adhurim. Ndërsa shirku i kohës sonë është i vazhdueshëm në rahati dhe vështirësi.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

        "(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!" [El-Ankebut, 65]

 

        2. Përhapja e risive dhe pasuesve të saj, të cilët e sulmojnë teuhidin qoftë edhe tërthorazi apo i etiketojnë thirrësit e teuhidit me nofka të ndryshëm
        Prej këtyre bidatçive më të rrezikshëm janë Murxhitë, të cilët me risin e tyre dëshirojnë ta humbin palcën dhe thelbin e Islamit, e ajo është kuptimi i vërtet i fjalës “La ilahe il-lall-llah”. Rreziku i tyre shfaqët atëherë kur u thonë myslimanëve se nëse e shqipton fjalën “La ilahe il-lall-llah” nuk të bënë ty dëm asnjë mëkat përderisa ti nuk thua se kjo vepër është hallall dhe se ti do të jesh prej banorëve të xhenetit.

        Gjithashtu prej pasuseve të risive janë edhe “Shiiat, Mutezilët, Esh'aritë, Maturudit”. Fraksione të tilla janë të shpërndara edhe në trojet tona. Kohëve të fundit është shfaqur edhe ai i Murxhitëve, me pretekst dhe moto se ky është menhexhi i Ehli Suntit dhe xhematit.

 

        3. Pasje mangësi në kuptimin e Akides duke e mësuar vetëm një pjesë të teuhidit

        Disa thirrës, të cilët janë në fushën e davetit, për fat të keq, mundi i tyre drejtohet për ta mësuar një degë të teuhidit duke i anashkaluar degët e tjera të tij.

        Ka arritur gjendja që disa prej tyre kur e dëgjojnë ndonjë hoxhë të flet mbi një degë të Teuhid, e cila nuk është prej ati llojit që ata kujdesën i vëren këta të fundit duke i akuzojnë dhe etiketojnë me nofka dhe akuza që aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën.

        Dijetaret e selefit i nxitnin myslimanët ta kuptojnë dhe ta mësojnë komplet teuhidin.

        Dijetari i nderuar Abdulaziz ibën Baz, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Të adhuruarit vetëm All-llahun, distancimi nga Tagutët dhe të gjykuarit me ligj tjetër pos All-llahut është prej thelbit dhe palcës së shehadetit: "La Ilahe il-lall-llah. All-llahu [subhanehu ve teala] është Zot i krijesave, Krijues tyre, Atij i takon urdhërimi dha ndalimi, Ai merr dhe dhuron jetën, i llogarit dhe i shpërblen, dhe Ai është i vetmi i cili meriton të adhurohet.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.” [El-Araf, 54]

        Pasi që vetëm atij i takon krijimi dhe sundimi gjithashtu vetëm atij i takon urdhërimi dhe ndalimi, andaj Ai është i vetmi i Cili duhet respektuar dhe nënshtruar.

        Ibën Kajjimi në librin e tij “Medarixh es-Salikin” thotë: “Largimi i njerëzve nga All-llahu [subhanehu ve teala] është në tri lloje:
        1. Rebelimi në emrat dhe cilësitë e All-llahut [subhanehu ve teala]
        2. Rebelimi mbi ligjin e All-llahut
        3. Rebelimi mbi veprat dhe caktimin e tij

 

        4. Përhapja e shumë veprave që rrënojnë Islamin në mesin e mulimanëve

Veprat që e rrënojnë Islamin janë mëkatet më të mëdha. Ai person i cili e vepron një vepër të tillë ka dalur prej Islamit dhe llogarite si murted-felëshues. Assesi tek njeriu nuk mund të qendrojë imani dhe kufri. Veprat që të nxjerrin prej islamit i asgjësojnë të gjitha veprat e mira dhe i bëjnë pluhur. Gjithashtu  All-llahu [subhanehu ve teala] nuk e falë këtë mëkat nëse vdes pa u penduar dhe se vepruesi do të jetë përgjithmonë në xhehenem.

        All-llahut [subhanehu ve teala] thotë:

        “Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t’u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t’i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.” [Ali Imran, 90-91]

        “E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.” [El-Maide, 5]

        “Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falë atyre.” [Muhamed, 34]

        Dijetari i nderuar Muhamed ibën Abdulvehabi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
        Bismil-lahi rrahmani rrahim
        Dije se veprat që e rrënojnë Islamin janë dhjetë!

        1. SHIRKU NË ADHURIM (të bërit All-llahut ortak, shok gjatë adhurimit)

        All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

        “S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.’’ [En-Nisa, 48]

        “Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: ‘Allah është ai, Mesihu, biri i Merjemes’. E vetë Mesihu (Isai), tha: ‘O Beni Israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij është zjarri’. Për mizorët nuk ka ndihmës.” [El-Maide, 72]

        Prej llojeve të shirkut është therja e kurbanit për dikë tjetër pos All-llahut, ashtu siç i therin për xhinët dhe nëpër varreza.

 

        2. Kush merr ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, [subhanehu ve teala], i lutë ata, kërkon shefat (ndërmjetësim) prej tyre dhe mbështetet tek ata, ka dalur prej Islamit me pajtimin e të gjithë dijetarëve islam.

 

        3. Kush nuk i konsideron mushrikët- idhujtarët qafira apo dyshon në kufrin e tyre, apo e mendon se feja e tyre është e vërtet.

 

        4. Të besuarit në udhëzimin e tjetërkujt, krahas udhëzimit të Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, se është më i kompletuar dhe më i përsosur, dhe se gjykimi (ligji) i tjetërkujt është më i mirë se Gjykimi (Ligji) i All-llahut dhe Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, si dhe ai i cili i jep përparësi gjykimit të tagutit para gjykimit të Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.

 

        5. Ai i cili urren diç prej asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, dhe nëse vepron me të, del nga Islami (bën kufër).

 

        6. Sihri (magjia), kush e bën apo kënaqet me të, bën kufër, argument për këtë është fjala e All-llahut:

        “(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pafe!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e Allahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për çka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe." [El-Bekare, 102]

 

        7. Të ndihmuarit e mushrikëve, dhe të ndihmuarit e tyre kundër muslimanëve, argument për këtë është fjala e All-llahut:

        “O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë."  [El-Maide, 51]

 

        8. Kush beson se disa njerëzve iu lejohet dalja nga Sherijati i Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, pikërisht ashtu siç është lejuar dalja e Hidrit prej sherijati të Musës, alejhi selam, ky është kafir.

        Kjo është kështu, ngase e refuzon fjalën e All-llahut, subhanehu ve teala:

        “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” [El-En’am, 153]

 

        9. Të larguarit nga feja e All-llahut, nuk e mëson atë e as nuk vepron me të

        Argument për këtë është fjala e All-llahut:

        “E kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” [Sexhde, 22]

 

        10. Të tallurit me fe
        Kush tallet me dicka prej fesë së Derguarit salallahu alejhi veselem, apo me shpërblimin e tij apo me denimin e tij, është bërë jomusliman, dhe argumente për këtë është fjala Allahut subhanehu ve teala ku thotë:

 قل أبالله وآياته ورسوله كنتم تستهزئون * لا تعتذروا قد كفرتم بعد إيمانكم

        "A me Allahun, me librin dhe me të Dërgurin e Tij po talleni?! Mos kërkoni fare ndjese, ju pasi që shpallet se besuat, u bëtë jomuslimanë" [Et-tewbe, 65\66]

        Vëllezër të dashur, këto ishin disa nga dëmët e injorances që siç e lexuat se dëmi i tij është i madh. Andaj, i bëjmë thirrje çdo muslimani që të kujdeset për fenë e tij dhe ta mësojë atë mirë dhe në baza të shëndosha e mos të bëhet pre e injorances e të largohet nga feja e All-llahut të madhëruar.

        All-llahu na shtoftë diturinë, imanin dhe përqëndrueshmërin në fe, amin.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.