Selam Alejkum (Mirë se vini)

Një ditë në Ramazan

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, ndërsa salavatët dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

    Në vijim:
    Muaji i Ramazanit veç ka filluar gjithashtu me të kanë filluar adhurimet e çmuara. Që mos t’i humbasim tërë mirësitë e mëdha të këtij muaji, duhet patjetër që t’ia bëjmë vetës një program, se si duhet të angazhohemi gjatë këtij muaji.

        Disa këshilla:
        • Ky program i përgaditur mund të realizohet sipas mundësive të secilit person.
        • Namazi duhet të jetë bazë kaluese prej një kohe në tjetrën.
        • Nëse të ka humbur diçka nga ky program mundohu ta kompenzosh më vonë, mos e le të tërin!
        • Kujdesu që kohën e lirë ta shfrytëzosh të tërën, siç mund të jetë: Udhëtimi, pritja e namazit, ndonjë pushim në punë. Shfrytëzoi këto duke përmendur All-llahun, duke bërë istigfarë apo duke lexuar Kur’an!
        • Mundohu që këtë program ta praktikojnë edhe të afërmit e tu!
        • Kujdesu që ta përmirësosh besimin tënd!

 


Dhjetë kohët

        1. Koha e syfyrit
        • Dy rekate namaz, apo më tepër, jo të gjata (namaz nate).
        • Të hash syfyr. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet!”
        • Të bësh Istigfarë, të kërkosh falje nga All-llahu për mëkatët e bëra.

 

        2. Koha e Sabahut
        • T’a përsëritësh ezanin kur muezini e thërret.
        • Kur të hysh në xhami ta bësh nijetin për itikaf, sado që të rrish dhe kurdo që të hysh.
        • Thuaje duanë e hyrjes në xhami (Bismil-lah, ves-salatu ves-selamu ala resulilah. All-llahume Igfir li dhunubi vef-tah li ebvabe rahmetik, Shqip: Në Emër të All-llahut, Salavate dhe Selame mbi të Dërguarin e All-llahut. O All-llah, m’i fal mëkatët e mia dhe m’i hap dyert e mëshirës sate!).
        • Duaja në mes të Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet.
        • Duatë pas namazit.

 

        3. Koha deri në lindjen e diellit
        • Kush e fal namazin e Sabahut me xhemat dhe më pas qëndron duke e përmendur All-llahun deri që të lind dielli dhe pastaj i fal dy rekate e ka sevapin sikur sevapin e haxhit dhe umres, të plotë... të plotë... të plotë... (Hadith i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]) Gjatë kësaj kohe mund të lexohet edhe Kur’an, lutjet e mëngjesit apo edhe dua. Pastaj, 20 minuta pas lindjes së diellit t’i falësh 2 rekate, 4, 6, apo 8 rekate.

 

        4. Koha në punë apo në shkollë
        • Të punosh në mënyrë të përpiktë dhe pa hile është adhurim dhe kjo ta mundëson që ta fitosh rriskun hallall.
        • Kujdes që mos ta lëndosh dikë dhe mos ia kthe dikujt të keqen me të keqe, por me të mirë!

 

        5. Pas punës deri në kohën e Ikindis
        • Të pushoh në këtë kohë është sunnet, kuptohet nëse nuk i takon gjatë orarit të punës. Kjo duke pasur për qëllim që të fuqizohesh për adhurim.

 

        6. Prej Ikindis deri në Aksham
        • Ta falësh namazin e Ikindis me xhematë.
        • Pas namazit të Ikindis të jetë ulja ditore me familjen për t’ua lexuar (mësuar) Kur’anin apo ndonjë libër tjetër fetar.
        • Thënia e lutjeve të mbrëmjes.

 

        7. Prej Akshamit e në Jaci
        • Ta presësh i gëzuar Iftarin.
        • Të bësh dua-lutje kur të bësh iftar, sepse lutja në këtë kohë nuk kthehet.
        • Ta bësh duan e Iftarit: Dhehebe Edh-dham’u veb-telet el-uruk ve thebete el-exhru, in-sha All-llahu. Shqip: U shua etja, u mbushen damarët dhe u fitua shpërblimi, nësë do All-llahu.
        • Falja e namazit të akshamit me xhematë.

 

        8. Namazi i Jacis dhe Taravija
        • Të mos e teprosh me ushqim në iftar sepse kjo të ndihmon të jesh i zellshëm dhe i vëmendëshëm në namaz.
        • Nëse ke mundesi ta zgjedhësh xhamin, në të cilën përfundohet i tërë Kur’ani duke e lexuar në namaz të taravisë.
        • Është mirë që t’i thërrasësh shokët e tu për në xhami, që të jetë kjo një mënyrë e davetit.
        • Të shkohet në xhami pa fëmijë, nëse ka mundësi. Sepse fëmijët mund të bëjnë zhurmë dhe kjo i pengon falësit gjatë namazit.

 

        9. Pas  Taravije e deri në kohën e gjumit
        • Të lexosh diçka nga Kur’ani.
        • Të bësh ndonjë punë të vlefshme, siç mund të jetë: T’i vizitosh të afërmit, etj.

 

        10. Koha e Gjumit
        • Ta bësh nijet se po fle për t’u fuqizuar për ibadet.
        • Të flesh i pastër, në krahun e djathtë dhe t’i thuash lutjet.
        • Nuk bën që ta humbësh kohën duke shikuar televizorin.

 

        Disa ditë të veçanta

        Dita e Xhuma (gjatë tërë vitit, jo vetëm në ramazan).
        • Të pastruarit në ditën e Xhuma.
        • Të thënurit e tekbirëve gjatë shkuarjes në namaz.
        • Të parfumosurit.
        • Leximi i sures Kehf.
        • Ruajtja e kohëve kur pranohet Duaja (në orët e fundit të ditës deri në aksham).
        • Të thënurit shpesh të salavatëve mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
        • Të përqendruarit gjatë ibadetëve.
        • Vizita e të afërmëve dhe shoqërisë.

 

        Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
        • Kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] falte namaz tërë natën dhe zgjonte familjen e tij dhe ishte i rreptë për të bërë Ibadet.
        • Është mirë që mos të angazhohemi me punë tjera gjatë këtyre ditëve.
        • Të qëndruarit në Itikafë.
        • Falja e namazit të natës.
        • Të kujdesurit për natën e Kadrit (që është në netët teke gjatë të dhjetave të fundit. Kjo është një dhuratë nga All-llahu, e cila nuk luan nga caku përveç për atë, që është munduar gjatë tërë muajit.
        • Dhënia e sadekatul-Fitrit, sepse është farz.
        • Mos ta humbim shumë kohën me përgaditje për bajramin, kjo le të bëhët para Ramazanit, ose para dhjetë ditëve të fundit.

 

        Ditët e Bajramit
        • Vizita e të afërmëve, shokëve, fqinjëve dhe miqëve duke ua uruar atyre Bajramin me duanë: “All-llahu na i pranoftë ibadetet!”
        • Duhet t’i gëzojmë fëmijet duke u blerë dhurata; rrobe, lojra, etj.
        • Të shtrohet sofra më mirë se herëve të zakonta.
        • T’i gëzojmë të varfërit me sadaka.

 

        Çka pas Ramazanit?
        • Ramazani është program që të ushtron për ibadet për tërë vitin.
        • Si shenjë që të është pranuar ibadeti gjatë Ramazanit është vazhdimi i ibadetit edhe pas ramazanit, duke e shtuar edhe më tepër atë. Gjithashtu të realizohet devotshmëria e plotë në Ramazan dhe pas tij.
        • Ramazani të përcillet me 6 ditë agjërim në muajin që vjen pas, shevalin.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.